Bundesliga Futboll Sport

ZBULON PRAPASKENËN MBI FINALEN E CHAMPIONS/ “Heroi” Coman: Një ditë para ndeshjes…

Kingsley Coman ka qenë heroi i finales së Champions League të luajtur 23 gushtin e kaluar kundër Paris Saint-Germain dhe është kthyer të flasë për atë moment në prag të finales së  Superkupës së Europë s kundër Sevilla-s.

“Duhet të  them se ka ndodhur gjithçka shumë  shpejt”, ka thënë  francezi për faqen zyrtare të  UEFA-s. “Në  ato momente nuk ke shumë  kohë  për t’u menduar dhe vendosur ta godisja topin me kokë . Nuk është  pika ime e fortë  dhe kam patur pak frikë , por topi ka përfunduar në  rrjetë “.

“Po, kam frikë . Pak para se të  godisja kam mbyllur sytë. Është  një  refleks i natyrshëm, është  instinkt. Kërkoj gjithmonë  t’i mbaj sytë  hapur, por në  sekondë n e fundit i kam mbyllur”.

“Një  ditë  para ndeshjes jemi stërvitur mbi finalizimet dhe goditjet me kokë  dhe unë  nuk kam shënuar asnjë  gol”.

“Në  përgjithësi, kur godas me kokë frikësohem dhe të  tjerë t më  tallin. Ndodh gjithmonë , por nuk ofendohem dhe kë të  herë gjërat kanë  shkuar mirë “, ka thënë Coman.

Related posts

CONFERENCE LEAGUE/ Çmime të arsyeshme, Teuta nxjerr në shitje biletat për sfidën ndaj Eskaldes

Delo.autor

MORI PËRSIPËR EKZEKUTIMIN E PENALLTISË/ Portieri bëhet gaz i botës, thyhen dritat e stadiumit (VIDEO)

Delo.autor

Messi shënon golin e dytë ndaj La Corunas

Sadik.Autor

Leave a Comment