Futboll Seria A Sport

U MPOSHTËN ME “MANITA” PAS 21 VITESH/ Shikoni si komentatori italian “mallkon” Milanin (VIDEO)

Humbja skandaloze e Milanit përballë Atalantës 5-0 ka shokuar mbarë botën e futbollit.

Kjo paraqitje e shëmtuar e “Djallit” nuk kishte se si të mos acaronte komentuesin e njohur italian dhe tifozin e zjarrtë të kuqezinjve Ticiano Krudelin.

Pas shënimit të golit të pestë nga ekipi bergamesk, Krudeli shpërtheu në fjalë të ashpra kundër lojtarëve dhe stafit duke u bërë thirrje të kërkojnë falje për këtë paraqitje të turpshme.

“T’ju vijë turp, t’ju vijë turp, t’ju turp. Kërkoni falje. Një ekip mund të humbasë, por jo në këtë mënyrë. Kjo nuk është parë ndonjëherë. Duhet të keni minimumin e krenarisë”, fliste i prekur komentatori i njohur italian Krudeli.

Kjo ishte humbja më e rëndë për Milanin që prej sezonit 1997-1998. Në atë sezon, “Djalli” shpartallohej 5-0 nga Roma.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ I jashtëzakonshëm, momenti kur Uzuni ndëshkon Celtic me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

SHITJA E HAKIM TEK INTER PËR 50 MILIONË EURO/ “Marca” sulmon ashpër Real Madrid: Këto çudi vetëm aty ndodhin…

Delo.autor

MBAPPE-PSG “LUFTË” TOTALE/ Klubi nuk pranon të paguajë borxhin, ankimon vendimin e Ligës

F.autor

Leave a Comment