Futboll Sport

“AI ËSHTË NË NJË FORMË TË SHKËLQYER”/ Southgate: Më ka pëlqyer gjithmonë, por tani ka arritur një nivel tjetër

Anglia ka mundur 3-0 Uellsin në miqësoren  e zhvilluar të enjten në mbrëmje.

Tre Luanët kanë bërë një paraqitje shumë të mirë dhe trajneri Gareth Southgate ka problemet që çdo trajner do të donte t’i kishte: shumë alternativa në dispozicion.

Golat e Calvert Lewin dhe Grealish i shtojnë cilësi një organike që nuk ka patur kurrë kaq shumë konkurrencë. Trajneri është shprehur i kënaqur me skuadrën “B” dhe sulmuesin e Everton.

“Mendoj se lojtarët kanë luajtur një ndeshje të madhe”, ka thënë Southgate për  BBC.

“Duhet të them Calvert Lewin ka qenë me të vërtetë shumë i mirë. Mendoj se është në një formë të shkëlqyer. Tani është një sulmues i kompletuar”.

“Më ka pëlqyer gjithmonë loja e tij në përgjithësi, por janë golat që e bëjnë një lojtar të një niveli tjetër”.

Related posts

PARIS 2024/ Dominon Kina, SHBA-të në ndjekje! Medaljet e fituara pas ditës së gjashtë në Olimpiadë

F.autor

Flamurtari “te dera” e Skënderbeut, vlonjatët i telefonojnë sulmuesit

Isa.Autor

SQARON GJITHÇKA ME NJË LETËR/ Messi: Kemi pranuar uljen e pagave, do paguhen…

Delo.autor

Leave a Comment