Futboll Seria A Sport

VAZHDON ÇËSHTJA “MILIK”/ Ylli i Napolit bën postimin epik duke ironizuar klubin e kaltër (FOTO)

Çështja e Arkadius Milik është bërë e “nxehtë” këto ditët e fundit duke parë se merkato e janarit po afron, por edhe pas takimit midis agjentit të bomberit polak midis drejtuesve të Napolit.

Deri tani nuk ka largim në janar dhe napoletanët nuk do të mundin të fitojnë 15 milionë eurot e shumë kërkuara pasi lojtari do të largohet në qershor me parametra zero sepse i skadon kontrata.

Pas këtij takimi, Arkadius Milik ka publikuar një foto në rrjetin e tij zyrtar në “Twitter” me fjalët: “Unë ndërkohë vazhdoj të stërvitem i buzëqeshur”, përfundon postimin sulmuesi polak.

Milik nuk ka zhvilluar asnjë minutë këtë sezon me klubin e kaltër duke mos u përfshirë në asnjë listë, pasi ka prishur çdo marrëdhënie me teknikun Ivan Xhenaro Gatuzo dhe presidentin Aurelio De Laurentis.

Related posts

I ZBULOI FORMACIONIN/ Spaleti bën “SHERR” përpara ndeshjes me gazetarin

F.autor

ZBRET NË FUSHË PËR NJË MESAZH/ Chiellini mbështet Al-Araibi: Shpresoj të kthehet shpejt në shtëpi

Delo.autor

12.5 MILIONË EURO BORXHE/ Klubi austriak rrezikon falimentimin, Alaba i shkon në ndihmë

Delo.autor

Leave a Comment