Futboll Premier League Sport

MERKATO E JANARIT/ Manchester City gati 40 milionë euro për mesfushorin 23-vjeçar…

Manchester City po përgatit një ofertë prej rreth 40 milionë euro për mesfushorin e Borussia Monchengladbach, Denis Zakaria, sipas “Sport BILD”. 23-vjeçari u transferua në Gjermani nga skuadra zvicerane BSC Young Boys më 2017. Që atëherë, ai është evidentuar si një nga mesfushorët më të mirë qendrorë në Bundesligë, duke shënuar tetë gola dhe dhënë gjashtë asistime në 96 ndeshje. Kujtojmë se futbollisti në fjalë po monitorohet edhe nga Manchester United dhe Chelsea.

Me Fernandinho, që po i afrohet vitit të tij të fundit në “Etihad”, me mesfushorin spanjoll, Rodrigo, duke u përpjekur të përshtatet te “qytetarët”, Zakaria mund të jetë mesfushori i duhur, që Pep Guardiola ka kërkuar. Zakaria ka marrë mjaft lavdërime, me legjendën gjermane të futbollit, Lothar Matthaüs, duke thënë këtë për 23-vjeçarin: “Jam i kënaqur që Gladbach ka gjetur një margaritar tjetër. Në moshën e tij, unë po hidhja hapat e parë për Borussia. Ai më kujton Toni Kroos në këtë moshë”.

Related posts

FORMULA 1/ Ferrari konfirmon: Për ne i rëndësishëm, kemi nisur bisedimet me këtë pilot

Delo.autor

MESSI I RI/ INTERI sfidon REALIN për TALENTIN argjentinas, gati SUPER OFERTA

Isa.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ Interi gjen një talent, nuk e merr dot për faj të…

Delo.autor

Leave a Comment