Futboll La Liga Sport

SA SHUMË FYTYRA TË NJËJTA QË NGA VITI 2016/ Reali “konservon” kampionë, Zidane nuk e ndryshon ekipin

Rrotacioni bëhet në fushë, jo në dhomat e zhveshjes. Zinedin Zidan ka skuadrën më stabël nga 20 pjesëmarrëset në La Liga sepse 13 nga 14 futbollistët madrilenë kanë qenë nën urdhrat e tij që prej sezonit 2016-2017, kur ai bëri sezonin e tij të parë si trajner i Realit.

Në atë vit Reali fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligën, pa harruar më vonë Superkupën e Europës dhe Botërorin e klubeve. Futbollistët si Ramos, Marselo, Benzema, Varan, Modriç, Karvahal, Naço, Isko, Kros, Kasemiro, Vaskez dhe Asensio vazhdojnë të luajnë me fanellën e bardhë. Këtij grupi i shtohet edhe Mariano Diaz, i cili luajti për një sezon te Lioni.

Asnjë skuadër në La Liga nuk ka ruajtur kaq shumë futbollistë që nga ai sezon. Atletiko Bilbao ka më shumë, por është një rast specifik sepse disa lojtarë i kishte tek të rinjtë dhe i afronte vetëm në stol. Duhet thënë që nga 12 lojtarët që kishte në dispozicion Valverde në ato momente, vetëm 9 luanin dhe ishin të rëndësishëm. Disa skuadra kanë ruajtur 8 futbollistë: Barcelona, Atletiko, Sociedad dhe Levante.

VETERANËT- Pavarësisht politikës për të afruar të rinj në skuadër, Reali ka ndjekur edhe politikën e ruajtjes së bazës së kampionëve. Por rrotacionet e shumta kanë bërë që asnjë nga lojtarët madrilenë të mos jetë në 10 futbollistët më të përdorur në 4 sezonet e fundit. Injaki Uilliams është lojtari me më shumë ndeshje (156) dhe ka humbur vetëm një sfidë.

Karim Benzema është i 11-ti me 138 ndeshje të luajtura, por ai penalizohet nga fakti që ka luajtur vetëm 66 ndeshje të plota. Karim Benzema është futbollisti i dytë më i zëvendësuar në Spanjë (168) ndeshje, barazim me Gustavo Lopezin dhe pas Hoakinit (201). Sa u përket minutave, Jan Oblak është lideri me 12.976 minuta (93%), ndërsa i pari madrilen në listë është Ramos, i 17-ti në total me 10.629 minuta.

Në sezonin e fundit, Zidan ka nisur që të aktivizojë të rinjtë dhe të bëjë një revolucion të lehtë për të krijuar bazat e së ardhmes. Të rinj dhe “pleq” kjo është formula që deri tani ka funksionuar në perfeksion. Të shohim në të ardhmen.

Related posts

(FOTO) Formacioni më i mirë deri tani në top 5 ligat europiane, zhgënjen Reali

Q.Autor

SFIDA NDAJ “DURRSAKËVE” NË “AIR ALBANIA”/ Trajneri Egbo: Ja si çahet Teuta

Delo.autor

SILVINJO E NIS ME HUMBJE/ Kombëtarja mposhtet nga Polonia në ndeshjen e parë të eliminatoreve

F.autor

Leave a Comment