Futboll Premier League Sport

BEFASON UNAY EMERY/ Zbulon arsyen pse Villarreal nuk ka pse të ketë zili as PSG-në dhe as Arsenal

Unay Emery ka analizuar muajt e tij të parë te Villarreal.

Ish-trajneri i Arsenal-it dhe PSG-së është i bindur se klubi i tij i ri, për nga struktura dhe organizimi, nuk ka asgjë për t’i patur zili anglezëve dhe francezëve.

“Jam shumë i lumtur për strukturat në dispozicion. Kemi tre fushëme bar natyral, plus një stadium. Kam kërkuar nëse ishte e mundur të kishim një palestër në krah të fushës stërvitore dhe ka filluar të ndërtohet”, ka thënë spanjolli.

“Kemi mundësinë ta hamë drekën, darkën dhe të flemë në strukturë. Domethënë, gjithçka duhet për të punuar në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Isha në dijeni të potencialit të klubit. E kam admiruar gjithmonë Villarreal-in, ka luajtur ndeshje dhe kompeticione të rëndësishme. Po flasim për një klub që ka luajtur gjysmëfinale në Champions dhe Europa League”.

“Ndoshta ka një dimension më të vogël mediatik, por nuk ka asgjë për t’i patur zili për nga organizimi PSG-së dhe Arsenal-it”.

Related posts

EKIPET MË TË KUSHTUESHME NË “COPPA AMERICA”/ Brazili kushton 289 milionë euro më shumë se Argjentina, pavarësisht “Pleshtit”

Delo.autor

Njihuni me ​10 fyerjet brutale të “Little Man” MOURINHO

Q.Autor

GOLEADË NDAJ ARSENALIT/ Një ndeshje të dominuar “Të kuqtë”, shkëputen më tepër ndaj vendit të dytë

Delo.autor

Leave a Comment