Gossip

BRAKTISI NËNËN E TRE FËMIJËVE TË TIJ PËR T’U MARTUAR ME TË/ Futbollisti më i dashuruar se kurrë me mbesën e ish-bashkëshortes

Historia e dashurisë së Hulk me mbesën e ish-bashkëshortes së tij pushtoi titujt e mediave.

Futbollisti i famshëm Brazilian braktisi gruan Iran Angelo, me të cilën ka tre fëmijë, për tu martuar me mbesën e saj, Camila Angelo.

Pavarësisht kritikave dhe paragjykimit të marrëdhënies së tij me Camilan, 34-vjeçari duket se nuk i interesojnë.

Ai publikon foto krah bashkëshortes së tij të re gjatë gjithë kohës në rrjetet sociale dhe duken mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin.

Madje Hulk nuk ngurron të ndajë momente intime me Camilan, teksa shkëmbejnë puthje të nxehta.

Pak kohë më parë, Iran Angelo reagoi ndaj “tradhtisë” së mbesës dhe ish-bashkëshortit duke thënë se: Ishte sikur të kisha varrosur vajzën time.”

Hulk dhe Iran u ndanë pas 12 vitesh martesë. Ata njoftuan ndarjen e tyre në korrik të vitit 2019. Ata kanë tre fëmijë së bashku, Hulk-Ian, Tiago dhe Alice.

Në një postim në Instagram, Irani Angelo shkroi se e kishte konsideruar mbesën si vajzën e saj dhe se ishte e dhimbshme për të, që të pranonte faktin që ajo ishte martuar me ish-bashkëshortin e saj.

“Ishte si vajza ime, fëmija im i katërt. Unë i dhashë gjithçka që ajo dëshironte kur ishte e vogël dhe i besova asaj,”- shkroi Iran.

Ndërsa shtoi:  “Zgjohem dhe bie në gjumë pa e kuptuar pse më ndodhi e gjitha kjo. Dhimbja ështe e madhe, ndonjëherë mendoj se do më shqyejë zemrën, por Zoti vjen dhe më mbështet. Unë i dhashë kësaj vajze gjithçka që kur erdhi në botë. Sakrifikova  ëndrrat e mia kaq shumë herë për t’i bërë ëndrrat e saj realitet.

Dhe këtu nuk po flas vetëm për të mirat materiale, pasi këto janë të lehta për tu dhënë kur ke para, por për dashurinë, afeksionin, vëmendjen, respektin … gjithçka. Ajo i dinte dobësitë, pasiguritë, dhembjet, frikërat, planet e mia dhe kishte dashurinë time të pakushtëzuar.

Për mua, ajo ishte perfekte në gjithçka dhe unë e lejova të drejtonte jetën time. Nëse bëra një gabim, Zoti e di që kjo ishte për shkak se unë doja dhe besoja shumë. Sot jetoj me dhimbjen e varrimit që u bë me datën 21 dhjetor, në prag të Krishtlindjeve. Ishte e vështirë që të kaloja gjithë këtë kohë pa e kontaktuar, pa dëgjuar zërin e saj, pa e përqafuar.

Related posts

ZBULON DISA PRAPASKENA/ Lavezzi si Icardi: Skandal në Argjentinë për të fejuarën e re

Delo.autor

SHIFRA E ÇMENDUR/ Njihuni me “BISHËN” e re me të cilin Ronaldo shkon në stërvitje (FOTO)

Delo.autor

LAMTUMIRA EMOCIONUESE E MESSIT PËR AGUERON/ Komenton Georgina në postim: Ronaldo është më i miri

Delo.autor

Leave a Comment