Gossip

BUKUROSHJA BRAKTIS YLLIN E “DJAJVE TË KUQ”/ E tradhtonte me ish-të dashurën e shokut të skuadrës dhe pret fëmijë nga…

Ylli i Manchester United, Aaron Wan-Bissaka është braktisur nga e dashura e tij, pas skandalit se do bëhet baba nga një grua tjetër.

Futbollisti akuzohet se tradhtoi të dashurën Rhianna Bentley me një modele amerikane që ka qenë në një lidhje me shokun e tij të skuadrës Jesse Lingard, si edhe dyshohet ka një fëmijë me një grua tjetër.

Bentley i dha fund marrëdhënies së saj tre-vjeçare me 22-vjeçarin pasi Marliesia Ortiz rrëfeu të hënën se kishte pasur marrëdhënie intime me mbrojtësin.

27-vjeçarja gjithashtu pretendoi se Wan-Bissaka i kishte thënë se kishte lënë një grua tjetër shtatzënë.

Ajo postoi një imazh të çiftit më datë 28 shtator me mbishkrimin: “Ai do bëhet me fëmijë së shpejti, por më tha që nuk e dëshiron atë.”

Pas këtij skandali, Rhianna Bentley vendosi që të ndahej nga futbollisti.

21-vjeçarja bëri të ditur lajmin në një seri postimesh ne rrjetet sociale kur i uronte Wan-Bissaka më të mirën.

“Rhianna i pa postimet dhe u mërzit. Ata kanë qenë së bashku prej shumë kohësh dhe futbollisti ishte si një baba për fëmijën e saj. Ishte një shok për të,”– tha një burim për The Sun.

Related posts

Lilian Leite, braziliania seksi që po çmend italianët

Sadik.Autor

Tradhtoi Khloe Kardashian, tifozët irritohen me basketbollistin

Sadik.Autor

Sergio Ramos harron dështimin e Botërorit, shijon pushimet me familjen (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment