Futboll Premier League Sport

“CAVANI ËSHTË NË PRAG PENSIONI”/ Skolls kundër akordit: Morëm një sulmues 3-mujorsh

Pol Skolls është një njeri shumë i zënë. Mes transmetimeve televizive ku ai merr pjesë si opinionist dhe rolit të drejtuesit (ka në pronësi gjysmën e aksioneve të klubit të Salfordit, së bashku me shokët e brezit 1992 të Junajtid), ajo që i mungonte ishte vetëm rikthimi në fushë.

Dhe ishmesfushori i “Djajve” ka marrë provizorisht drejtimin e stolit të klubit të Ligës së Dytë, pasi eksperienca te Olldhemi nuk rezultoi pozitive. Por nxënësi i Sër Aleks Fergusonit e gjen gjithashtu kohën për të menduar për Mançesterin e tij. Në një intervistë për “Stadium Astro”, ai shpjegon se nuk e ka kuptuar plotësisht lëvizjen e fundit të merkatos së “Djajve”, atë që solli në “Old Trafford” Edinson Kavanin.

VLERË E SHTUAR – “El Matador” ka marrë numrin 7 por edhe ky besim i treguar nga klubi nuk e ka bindur plotësisht Skollsin. “Epo të shohim sesi do të shkojë. Sigurisht që kur ishte ende i ri ishte një sulmues i nivelit botëror, për  këtë nuk ka dyshime. Por është 33 vjeç dhe dukej se ishte në prag të tërheqjes…

Nuk ka luajtur shumë me PSG-në sezonin e shkuar. Pesë apo gjashtë vite më parë do të kishte qenë një blerje e madhe, një që do ta kishte dërguar Mançester Junajtidin në një tjetër nivel. Por nuk mendoj se tani për tani është në gjendje për të qenë një vlerë e shtuar. Në fund, kjo tregon sesi funksionojnë gjërat te Mançester Junajtid”.

HUAZIM – Për Skollsin, zgjidhja duhet të ishte një tjetër: një huazim, edhe për një periudhë shumë të shkurtër kohore: “Mendoj se me sulmuesit që kemi duhet ta kishim marrë Kavanin në formë huazimi për dy apo tre muaj sa për të kaluar këtë periudhë të vështirë. Pak siç bëmë me Henrik Larsonin.

Një sulmues i madh 33-34 vjeç, i cili erdhi për të mbyllur një vrimë, atë që ekzaktësisht në atë kohë na duhej. E shoh Kavanin si këtë lloj futbollisti, jo si një 33-vjeçar që vjen këtu për të firmosur një kontratë 2-vjeçare. E shoh një zgjedhje shumë të çuditshme. Por për të, me siguri nuk do të jetë kështu. Përkundrazi, jam i sigurt se do të jetë shumë i lumtur”. Tani i takon uruguaianit që t’i vërtetojë të kundërtën legjendës së “Djajve të kuq”.

Related posts

ARDHJA E HIGUAIN/ Shumë gëzime, por edhe disa zhgënjime… kur Milan blen “bomberin”

Isa.Autor

Partizani nis planin për sezonin e ri, “demat” kërkojnë ish-trajnerin e Luftëtarit

Sadik.Autor

Askush nuk e priste! Simeone lëshon deklaratën e papritur për Messin

Q.Autor

Leave a Comment