Futboll Shqipëri Sport

“PROJEKT MADHOR, KUR KRAHASON ME FILLIMET E MIA…”/ De Biasi viziton ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”

Ish-trajneri që shkroi historinë me Kombëtaren shqiptare, Xhani De Biazi, përfitoi nga prezenca në Shqipëri, me përfaqësuesen e Azerbajxhanit, për të vizituar ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në kryeqytet.

Tekniku italian mbeti i impresionuar dhe vlerësoi investimet e bëra në infrastrukturë. De Biazi e cilësoi “Shtëpinë e Futbollit” një projekt madhor, teksa nuk nguroi të bënte krahasime edhe me fillimet e tij në Shqipëri, duke u shprehur:

“Ky është projekt vërtetë madhor dhe mund të them se është bërë një punë e shkëlqyer. Kur e krahasoj me fillimet e mia në Shqipëri, ka një ndryshim shumë të madh dhe pozitiv veçanërisht në drejtim të infrastrukturës. Ndihem vërtetë mirë të shikoj këto investime dinjitoze”.

Related posts

Fillojnë largimet te Arsenali, Giroud drejt Fenerbahçes

Q.Autor

KRIJIMI I EUROPEAN SUPER LEAGUE/ Zbulohet prapaskena e bujshme, klubi i 13-të merr ftesën në mesnatë…

Delo.autor

MIQ TË NGUSHTË/ RIBERY ka një “lamtumirë” emocionale për VIDAL (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment