Futboll Seria A Sport

“RONALDO PO KTHEHET NË ITALI”/ Autoritetet shëndetësore të Torinos konfirmojnë: Ja procedura që do të zbatojë

Roberto Testi, menaxher i ASL të Torinos, foli për kthimin e Cristiano Ronaldos në Itali. Këto janë fjalët e tij të raportuara nga gazzetta.it:

“Po,  Cristiano Ronaldo po kthehet. Nuk i di detajet e situatës, por legjislacioni parashikon mundësinë që të bëhet një kërkesë fluturimi mjekësor, e raportuar si e tillë te Usmaf, Zyra e Shëndetit Detar, Ajror dhe Kufitar.

Në këtë rast, Ronaldo do të kishte të drejtën të fluturonte me një aeroplan privat, madje edhe me stafin e tij: një aeroplan tjetër nuk është i nevojshëm. Në përgjithësi në këto raste udhëtarët transportohen me një ambulancë, padyshim private, në shtëpi.

Ai me siguri do të duhet të qëndrojë në shtëpi për 10 ditë dhe nuk do të jetë në gjendje të stërvitet me ekipin”.

Related posts

STATISTIKAT/ Ylli Lukaku, në kërkim të podiumit të golave në Europë dhe titullit. Renditet mes bomberave

Delo.autor

BEFASON PËR FITUESIN E PESË HERË I “TOPIT TË ARTË”/ Thiago Silva thur elozhe: Iu tregoj futbollistin më të mirë në histori

Delo.autor

Arsenal gati nënshkrimi, Aubameyang pranon kushtet e Arsenali

Q.Autor

Leave a Comment