Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Real Madrid shpëton nga turpi për 6 minuta, barazon me dramë

Real Madridi ka barazuar rezultatin në ndeshjen ndaj Borussia M’Gladbach në 2-2.Madrilenët shpëtuan nga turpi, pasi ishin duke humbur dhe ishin në disaavantazhin e dy golave.

Ekipi spanjoll nuk zhvilloi një ndeshje të mirë dhe nuk shkoi më shumë se një barazim në Gjermani. Vendasit shënuan dy herë të parët me anë të Thuram. Sulmuesi dërgoi topin në rrjetë fillimisht në minutën e 33′ dhe më pas në të 58′.

U mendua se gjermanët do të merrnin një fitore historike, por Reali reagoi në minutat e fundit të ndeshjes me Benzemanë në të 87′ dhe Casemiron në të 90’+3′ duke dalë me një pikë nga Gjermania.

Related posts

E BUJSHME/ Rikthehet legjenda Raul Gonzales, Real Madridi e bën…

Delo.autor

Reali në krizë të thellë, por Zidane fiton kontratën e re “galaktike”

Q.Autor

JUVENTUS-GENOA/ Coppa Italia: Kampionët e Italisë kërkojnë fitoren për kualifikim në çerekfinale (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment