Basketball Sport

Regjistroi djalin në shkollë në Los Angeles, LeBron James pranë Lakers

LeBron James do të vendosë në ditët në vijim për të ardhmen e tij, duke i dhënë prioritet familjes. Dhe në këtë kontekst, nga Shtetet e Bashkuara vjen një detaj mjaft domethënës: “Mbreti” James ka regjistruar djalin e tij në një shkollë të Los Angelesit, Kaliforni.

Pasi mbylli plot zhgënjim serinë e finales së madhe me Golden State Warriors, duke humbur katër përballje radhazi, James tashmë është “free agent”, pra lojtar i lirë, dhe do të dëgjojë me shumë kujdes të gjitha ofertat.

Qëndrimi te Cleveland Cavaliers duket i pamundur. Edhe në konferencën për shtyp pas garës së fundit finale u shpreh se kishte vendosur se do të luante përkrah lojtarëve të mëdhejn, në lartësinë e duhur për të mposhtur Warriors. Gjithsesi, vendimi i tij do të varet edhe nga dëshirat e familjes së tij.

Regjistrimi i djalit të tij të madh, Bonny, në “Sierra Canyon High School” të Los Angelesit të çon në një përfundim: Një nga lojtarët më të mëdhenj që ka njohur historia e NBA do të jetë pjesë e Los Angeles Lakers.

Related posts

E FUNDIT/ Giovinco kthehet në Serie A pas 7 vitesh, i doli fati nga një dëmtim

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Valencia-Real Madrid. Rezultati 1-1

Delo.autor

NDESHJA NDAJ KAMPIONËVE TË BOTËS/ Ja shanset që kanë “Kuqezinjtë” të dalin të tretët në grup

Delo.autor

Leave a Comment