Futboll Kategoria Superiore Sport

PLAS TEK ELBASANI/ Presidenti pezullon trajnerin. Shkak bëhen lojtarët që jetojnë në kryeqytet

Në Elbasan nuk ka qetësi. U mendua se ky sezon do të ishte ndryshe, por atëherë kur nuk pritej ka dalë në skenë një çështje e re, ajo e trajnerit. Shkëlqim Lleshanaku nuk ka dalë në stërvitje me skuadrën dhe nuk bëhet fjalë për një mungesë “me leje”, por për një pezullim nga ana e drejtuesve verdheblu.

Këtë pohojnë burime të besueshme të gazetës pranë klubit elbasanas, sipas së cilave ende nuk mund të flitet për një shkarkim apo largim të tij, por një debat midis tij dhe presidentit Arben Laze përpara ndeshjes me Shkumbinin. Një debat që ka bërë që për momentin palët të jenë “të ngrira”. Në seancën e djeshme stërvitore ekipin e ka drejtuar drejtori teknik Sabri Dalipi, pasi ndihmësi i Lleshanakut, Mikel Cenaj, mungoi për arsye personale, por pritet që sot t’i bashkohet Elbasanit dhe nuk flitet për një largim të tij.

DEBATI – “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht debatin që ka çuar në këtë krisje midis presidentit dhe trajnerit. Para ndeshjes miqësore me Shkumbinin fundjavën që shkoi, lojtarët që banojnë në kryeqytet, Karati, Dushaj dhe Selimi u paraqitën me vonesë dhe trajneri vendosi të mos i aktivizonte për arsye se kishin thyer rregulloren.

Por, duke qenë se bëhej fjalë për ditët e fundit para nisjes hipotetike të kampionatit, presidenti Arben Laze ka kërkuar që ata të toleroheshin. Sipas tij, bëhej fjalë për një vonesë të justifikuar me trafikun, por trajneri Lleshanaku nuk pranoi dhe në debat e sipër presidenti Laze i kërkoi largimin dhe drejtimin e skuadrës e mori ndihmëstrajneri Mikel Cenaj. Që nga ai moment nuk ka pasur më kontakte midis palëve.

Duhet thënë se më shumë bëhet fjalë për një hatërmbetje, por që mund të çojë deri në largimin përfundimtar të trajnerit. Gazeta kërkoi një reagim dje nga të dyja palët në lidhje me këtë çështje, por as presidenti Laze dhe as trajneri Lleshanaku nuk preferuan të flisnin. Sot pritet një vendim përfundimtar dhe gjasat janë që palët të ribashkohen, me trajnerin që mund të marrë sërish “frenat” e ekipit në dorë.

Në të kundërt, Elbasanin pritet ta drejtojnë Cenaj dhe Dalipi ose do të shihet për një tjetër “timonier”, edhe pse koha nuk premton.

ECURIA E LLESHA- NAKUT – Shkëlqim Lleshanaku e mori drejtimin e skuadrës verdheblu sezonin e kaluar, në një periudhë të vështirë për klubin. Ai mori përsipër një mision jo të lehtë, siç ishte mbijetesa. Ndonëse të paktë ishin ata që besonin, në fund Elbasani ia doli të qëndrojë, madje duke evituar edhe ndeshjen shtesë. Ecuria e tij në krye të klubit mund të konsiderohet pozitive, duke parë kushtet në të cilat e mori ekipin.

Related posts

El Classico/ Ronaldo barazon shifrat ndaj Barcelones 1-1

Sadik.Autor

Shaqiri: Kjo kombëtare është favorite për ta fituar Kupën e Botës

Sadik.Autor

CHRISTIAN OULISIC TURPËRON PIQUE/ Shikoni lëvizjen “magjike” të 20-vjeçarit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment