Futboll Sport

COVID-19 “GROPOS” UEFA-N/ Shkurton premiot Champions edhe Europa League për 5 vitet e ardhshme

UEFA do të zvogëlojë çmimet e saj për garat e klubeve evropiane për pesë vitet e ardhshme. Një vendim i marrë pas krizës së sjellë nga urgjenca Coronavirus.

Sipas Times, UEFA u tha 55 federatave të saj anëtare se 575 milion euro humbën sezonin e shkuar (Champions dhe Europa League) për shkak të të ardhurave të reduktuara nga të drejtat televizive dhe sponsorizimet, shkaktuar nga pandemia.

UEFA pritej të shpërndante shkurtimet për dy deri në tre vjet, por një letër dërguar shoqatave zbulon se vendimi është marrë për për pesë vjet.

Për shembull, klubet angleze do të shohin 4% ulje të çmimeve për secilin nga pesë sezonet.

Manchester City, klubi me fitimin më të lartë të Anglisë sezonin e kaluar, pritej të merrte mbi 96 milion euro nga sezoni i kaluar në Ligën e Kampionëve, sipas analistit financiar Sëiss Ramble, kështu që një prerje prej 4% do të shihte që të ardhurat e tyre të bien nga 3.8 milion, deri në 92.2 milion.

Rënia e të ardhurave pason uljen e numrit të ndeshjeve nga UEFA, pas vendimit për të luajtur çerekfinale dhe gjysmëfinale në një ndeshje të vetme me kompensim edhe për transmetuesit dhe sponsorët për vonesat e shkaktuara nga virusi.

“Ne kemi parë zbritje prej 330 milion në Premier League, 200 milion në Bundesliga, ne jemi në proces të finalizimit të shifrave me UEFA që parashikojnë një ulje prej 575 milion për të drejtat televizive të garave ndërkombëtare, para që nuk do të shpërndahen, që do të godasin maja e piramidës sonë”.

Kështu foli Andrea Agnelli, president i ECA, gjatë fjalës hapëse të Asamblesë së 24-të të Përgjithshme të shoqatës së klubeve evropiane, në fillim të shtatorit.

Related posts

Karikatura e ditës: Cristiano e shpëton sërish Realin..!

Sadik.Autor

KA 5 VITE NË KOMA/ Rrëfehet PRIFTI që vizitoi Shumakerin: Ja si dukej fytyra e tij, ka për të…

Isa.Autor

Fitoi Xhiron e Italisë i akuzuar për doping, Froome: Ky triumf është i pastër

Sadik.Autor

Leave a Comment