Futboll Seria A Sport

COVID-19 NË ITALI/ Kryeministri i Italisë hap stadiumet me kapacitet më të gjërë, ja kushti i vetëm…

Ndryshim edhe sa i përket publikut në stadiume në Itali. Ja çfarë raporton dekreti i ri, që parashikon edhe protokoll të ri, sa i përket stadiumeve.

“Për garat sportive, prania e publikut lejohet, me një përqindje maksimale të mbushjes prej 15% të kapacitetit total dhe në çdo rast jo më shumë se numri maksimal i 1000 spektatorëve në ambiente të jashtme dhe 200 brenda”

“Distanca prej një metri dhe matja e temperaturës në hyrje duhet të garantohen. Rajonet dhe provincat autonome, në lidhje me ecurinë e situatës epidemiologjike në territoret e tyre, mund të krijojnë, në marrëveshje me Ministrin e Shëndetësisë, një numër tjetër maksimal të spektatorëve, duke marrë parasysh madhësinë dhe karakteristikat e vendeve dhe objekteve;

duke iu referuar numrit maksimal të spektatorëve për ngjarje dhe gara sportive jo në natyrë, urdhëresat e miratuara tashmë nga rajonet dhe provincat autonome në çdo rast i nënshtrohen”.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Mesfushori Mala firmos në Turqi tek Giresunspor, ja detajet e marrëveshjes…

Delo.autor

E BUJSHME/ Kroacia mund Spanjën, njihuni me notat e lojtarëve (FOTO)

Isa.Autor

HOFFENHEIMI NGUSHTON REZULTATIN/ Shënon golin Nico Schuëz (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment