Bundesliga Futboll Sport

RINOVON KONTRATËN ME BAYERN/ Mesfushori Gorecka: Ja kush më “detyroi” të qëndroja në Mynih

Bajerni i Mynihut ka rinovuar kon tratën me Leon Goreckën. Mesfushori gjerman do të jetë pjesë e bavarezëve deri në 2026 duke u bërë kështu lojtari i dytë pas Kimishit që rinovon brenda pak javësh. Kampionët blinduan kështu zyrtarisht aksin e mesit të fushës duke u konfirmuar edhe njëherë tjetër favoritë për kampionatin dhe Champions-in. Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit gjerman, Gorecka tha se ndihej krenar që do të vazhdonte aventurën e tij në Mynih dhe se nuk kishte menduar asnjëherë largimin.

Si ndiheni tani që më në fund firmosët?

Shumë i qetë dhe gati për t’u fokusuar tek e ardhmja. Jam shumë i lumtur që më në fund gjithçka u zgjidh në mënyrën më të mirë për mua dhe për klubin.

U ndikuat nga rinovimi i Kimishit?

Sigurisht që po. Joshua është për mua edhe jashtë fushe një njeri shumë i rëndësishëm. Për këtë arsye jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të punoj me të në fushën e lojës.

Ju pëlqen Mynihu?

Jam befasuar që në fillim nga qyteti dhe ritmi i jetës këtu. Jam ndjerë mirë dhe vazhdoj ta bëjë.

Si mund ta përshkruani formën e skuadrës?

Skuadra është shumë e veçantë. Nuk mendoj që në aspektin shoqëror ka një skuadër më të lidhur në Europë. Punojmë me lojtarë të rinj dhe të vjetër në mënyrën më të mirë. Harmonia është aty pasi respekti nuk mungon. Mezi po pres të vazhdoj punën edhe për pesë vitet e ardhshme. Në fushë jemi duke treguar rritje nga ndeshja në ndeshje dhe mendoj që kjo është diçka e mirë edhe pse jemi vetëm në muajin e tretë që stërvitemi me një trajner të ri.

Jeni i uritur për tituj?

Gjithmonë. Bajerni të mban në tonus pasi e di që këtu mund të fitosh shumë gjëra të mëdha. Mund të rritesh individualisht duke ndjekur skuadrën. Kemi një skuadër të mbushur me kampionë dhe lojtarë që janë të inspiruar për të fituar trofe. Një ambient perfekt për mua.

Pse u vonua rinovimi?

Nuk dua që njerëzit të mendojnë se jam naiv. Mund të them që ana ekonomike ishte një nga arsyet. Për mua nuk ka rëndësi të fitoj qindarkat e fundit, por të kisha një lloj vlerësimi nga ana e klubit për kontributin që kam pasur këtu. Edhe klubi mendonte kështu dhe tani jemi të dy të lumtur. Tani do të fokusohemi për të bërë një sezon sa më të mirë dhe për të fituar sa më shumë trofe të jetë e mundur.

Related posts

BUNDESLIGA/ Dy futbollistë rinovojnë kontratën me Bayern…

Sadik.Autor

Surprizon Barcelona, i bashkohet garës për yllin e Serie A

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Klop, elozhe Shaqirit: E shijova, Xherdani u përfshi në gjithçka

Isa.Autor

Leave a Comment