Futboll Sport

COVID-19 NË KAMPIONATIN ITALIAN/ Ndryshim drastik në protokoll, të sëmurët 21-ditorë do mund të luajnë

Komiteti Shkencor Italian u mblodh dje për të bërë një përmbledhje të masave që duhen ndërmarrë për të përmbajtur sadopak pandeminë e “COVID19” që është rikthyer me agresivitet. Të gjitha masat e miratuara dje do të legjitimohen edhe me një vendim të Këshillit të Ministrave që duhet të miratohet gjatë ditës së enjte. Rregullat do të jenë disa dhe përveç sportistëve amatorë, do të prekin edhe profesionistët e disiplinave të ndryshme.

Pika e parë do të prekë karantinën e cila do të reduktohet nga 14 ditët aktuale në 10 ditë, por risitë kanë të bëjnë edhe me të infektuarit pa simptoma të cilët do të jenë të lirë në lëvizjet e tyre pas tri javësh nga dita e diagnostikimit. Në rastet e asimptomatikëve, individi do të qëndrojë dhjetë ditë në izolim, teksa në ditën e 11-të do t’i nënshtrohet tamponit. Nëse rezulton pozitiv, atëherë do të qëndrojë edhe katër ditë të tjera në izolim.

Nëse testi i radhës del pozitiv, atëherë individi duhet të plotësojë 21 ditë karantinë, teksa më pas do të jetë i lirë të lëvizë duke qenë se testet laboratorike kanë konfirmuar se asimptomatikët pas ditës së 20-të kanë një ngarkesë infektuese aq të ulët, saqë nuk mund të infektojnë askënd.

Thënë shkurt: Një lojtar pozitiv mund të zbresë në fushë pas ditës së 21-të të diagnostikimit. Për të ulur numrin e tamponëve të përdorur, Komiteti Shkencor Italian ka vendosur që të mos e bëjë të detyrueshëm tamponin e dytë nëse një individ rezulton negativ pasi ka qenë më herë i diagnostikuar me “COVID”.

FJALA E MJEKUT – Mbi periudhën e karantinës është shprehur edhe profesor Mateo Baseti, drejtor i pavijonit të sëmundjeve infektive pranë poliklinikës “San Mateo” të Xhenovës. “Në futboll mund të mendohet karantimi 7-ditor nëse një individ ka qenë në kontakt me një të infektuar.

Në fund të këtij afati mund t’i nënshtrohet tamponit për të parë nëse është prekur nga virusi. Një ekip futbolli ka privilegje, por lojtarët janë pjesë e shoqërisë civile dhe atyre u kanosen të njëjtat rreziqe si çdo personi tjetër. Ndërtimi i një ‘flluske’ si në basketbollin amerikan mund të jetë zgjidhje, por nuk më takon mua që të vendos”.

Related posts

(VIDEO) ​12 vjeçari i Realit që po i çmend të gjithë

Q.Autor

KORONAVIRUSI/ Ja shuma e frikshme që NBA ka humbur prej pandemisë dhe shpenzimet për rikthimin

Delo.autor

“BOMBA” NGA SPANJA/ Real Madrid ka fiksuar ditën e prezantimit të Mbapesë

F.autor

Leave a Comment