Gossip

CR7 ME COVID-19/ “Shpërthen” motra e tij: Ky është mashtrimi më i madh, që kam përjetuar ndonjëherë

Cristiano Ronaldo është i izoluar dhe po rikuperohet, pasi doli pozitiv në testin për COVID-19, gjatë grumbullimit me kombëtaren. Ylli portugez ka marrë mbështetjen dhe dashurinë e tifozëve të tij, të partneres, Georgina Rodríguez, të mamasë, Dolores etj. Ndërsa ai duhet të qëndrojë në karantinë, edhe pse asimptomatik, motra e tij, Katia Aveiro, ka shpërthyer në rrjetet sociale, duke vënë në dyshim vërtetësinë e tamponit të vëllait futbollist.

Vetëm një ditë pasi lajmi u bë publik, në një deklaratë nga Federata Portugeze e Futbollit, Katia ka publikuar një mesazh të fuqishëm, shoqëruar me një fotografi të vëllait të saj: Nëse Cristiano Ronaldo duhet të zgjojë botën, duhet të them se ai me të vërtetë është një lajmëtar i Zotit. Faleminderit! Unë besoj se sot mijëra njerëz do ta besojnë pandeminë, testet dhe masat e marra, aq sa unë… Ky është mashtrimi më i madh që kam parë, qysh kur kam lindur”.

Përveç kësaj, ajo donte të zgjidhte debatin me një frazë të marrë nga një media dhe që shërbeu për t’i dhënë më shumë kosnpiracion çështjes: Një frazë që lexova sot dhe që e duartrokita në këmbë: Mjaft të bëj një botë kukullash, dikush të hapë sytë, ju lutem”.I njëjti mesazh u nda menjëherë nga nëna e saj, Dolores Aveiro, pak orë pasi ajo i dërgoi një mesazh motivues të birit, duke uruar shërimin e shpejtë të tij.

Related posts

ZIHET KEQ ME TË DASHURËN “NEVRIKE”/ Djali i David Backam shpërthen në lot, pas një debati të fortë (FOTO)

Delo.autor

VIDEO/ Georgina e Ronaldos po i çmend meshkujt, e pabesueshme si duket pas lindjes

Q.Autor

“JAM MË E MIRË SE ISH-I YT”/ Ilda Bejleri “RRIT” temperaturat me FOTO sensuale në ujë

Delo.autor

Leave a Comment