Sport Të tjera

ETAPA NR. 11 E TURNEUT TË BIÇIKLETËS/ Xhiro e Italisë në krizë prej koronavirus, tërhiqet edhe skuadra e dytë

Pandemia Covid-19 po kërcënon seriozisht zhvillimin normal të edicionit nr.103 të Xhiros së Italisë. Sot po zhvillohet etapa nr.11 e turneut të biçikletës, por që tani dy skuadra janë tërhequr nga gara për shkak të koronavirus.

Një ditë më parë u tërhoq nga turneu skuadra e Mitchelton-Scott, pasi 4 pjesëtarë të stafit (1 prej të cilëve çiklist) dolën pozitivë. Ndërsa sot i ka thënë para kohe “lamtumirë” turneut edhe ekpi i Jumbo-Visma, që gjithashtu ka disa persona të infektuar nga koronavirus.

Për turneun italian të çiklizimit kjo është një humbje e madhe, pasi bie ndjeshëm numri i konkurrentëve në garë. Gjithsesi, organizatorët po respektojnë normat anti-Covid dhe të gjithë personat e infektuar aktualisht janë në karantinë. Gara vijon normalisht, por hija e Covid vijon ende të kërcënojë përfundimin e Xhiros së Italisë.

Related posts

De Biazi: Argjentina fiton Botërorin nëse “kopjon” Shqipërinë time, do rikthehem të jem trajner tek…

Sadik.Autor

Infantino pro Botërorit me 48 skuadra, rriten shanset për Shqipërinë

Sadik.Autor

“TOPI I ARTË” THELLON NDARJEN/ Luftë e hapur mes Realit dhe UEFA-s

F.autor

Leave a Comment