Futboll Premier League Sport

DERBI I MERSYSIDE/ VAR i mohon fitoren Liverpool pas “çmendurisë” së Richarlison

Nuk ka fitues në derbin e Mersyside.

Ndeshja e javës së katërt të Premier League është mbyllur në barazim 2-2.

Ndeshja është zhbllokuar me  një gol të Mane në minutën e tretë, më i shpejti në një derbi të Merseyside të luajtur në Premier League, po vendasit kanë reaguar në të 19-ën duke barazuar me Keane.

Të Kuqtë janë kthyer në avantazh në minutën e 72-të me golin e 100 të Salah në 159 ndeshje me Liverpool-in, por skuadra e Ancelotti-t është kundërpërgjigjur përsëri.

Calvert-Lewin, në fakt, ka barazuar në të 81-ën dhe është bërë lojtari i parë i Everton që shënon gol në pesë ndeshjet e para të kampionati që nga Tommy Lawton në sezonin 1938/39.

Toffees kanë mbetur me 10 lojtarë në  minutën e 90-të pas kartonit të kuq të marrë nga Richarlison për një ndërhyrje vrasëse nga Thiago Alacantara-s.

Liverpool ka përfituar menjëherë nga superioriteti numerik duke shënuar golin e tretë me Henderson, por që është anuluar nga VAR për pozicion jashtë loje.

Related posts

DUKE QËNDRUAR NË STOL/ Kamerat zbulojnë Iscon: Ja pse nuk luaj te Real Madrid

Delo.autor

FRIKË PËR ALONSON/ Piloti i Formula 1 përfundon në spital pas aksidentit rrugor

Delo.autor

“KY ËSHTË SEKRETI I NAPOLIT”/ Mario Rui: Duam të një fund të ndryshëm nga ai i 2018-ës

Delo.autor

Leave a Comment