Futboll Sport

E BUJSHME NË NATIONS LEAGUE/ Kombëtarja në fushë pa trajnerin dhe stafin teknik

Pandemia Covid-19 vazhdon të godasë kombëtaret e futbollit.

Islanda, në fakt, nuk do të ketë trajnerin Erik Hamren dhe të gjithë stafin teknik me rastin e ndeshjes së mbrëmjes së sotme kundër Belgjikës, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës A të Nations League.

Trajneri, ashtu si gjithë bashkëpunëtorët e tij, janë vendosur në karantinë pas një rasti pozitiv me coronavirus. Një vendim që nuk ka prekur lojtarët, të cilët do të zbresin rregullisht në fushë kundër Lukaku-t me shokë.

Grupi, siç ka bërë të ditur federata islandeze, do të drejtohet nga trajneri i kombëtares Under 21 Arnar Thor Vidarsson, në bashkëpunim me David Snorri Jonasson, trajner i kombëtares Under 17.

Related posts

FESTOI DITËLINDJEN ME TROFE/ Andrea Pirlo: E dua këtë skuadër, do ta konfirmoja veten tek stoli i Juventusit…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Debutim ëndrrash, Vlahovic ndëshkon Villarreal pas 32 sekondash (VIDEO)

Delo.autor

Maradona vazhdon “avazin”, dhuron “spektakël” edhe në avion (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment