Futboll

Tefik Osmani thumbon Kukësin: Jemi ne, ka 7-8 vende bosh pastaj vinë ata…

Tefik Osmani u shfaq i kënaqur pas fitores 3-0 të regjistruar kundër Flamurtarit, teksa theksoi se ky është Skënderbeu i vërtetë.

“Kemi qenë në presion, pasi nëse humbasim një ndeshje, na vërsulen të gjithë, sikur ne të mos ishim ekip i Shqipërisë. Mbas Kombëtares, jemi ne që kemi bërë krenar shqiptarët. Tek stadiumi i Vlorës, dy lojtarë mbahen mend, ndërsa Skënderbeun e duan të gjithë. Këtu sa dolëm në nxehjme, vetëm të shara në kor”, tha Osmani.

Dënimi dhe dy humbjet – “Ne jemi një familje, e dinim që do na vinte një dënim, por kur bëhet zyrtare, çdokush e përjeton keq. Kemi treguar që jemi ne, ekipi i Skënderbeut, janë rreth 7-8 vende bosh, më pas vijnë të tjerët”.

Kukësi në Champions – “Varet për kë Champions thonë ata, nuk luan vendi i dytë. Duhen pyetur ata të Kukësit. Nëse Kukësi luan në Champions, ne i bie të jemi direkt në grupe. Ne jemi të qetë, i kemi përjetuar keq këto dy ndeshje, por treguam se jemi Skënderbeu. Nuk na intereson çfarë flasin të tjerët”.

Sharjet në kor – “Këto janë sharje normale. Mendoj që jo vetëm unë, por asnjë lojtar nuk flet me arbitrin ta ndërpresë ndeshjen”.

2 paraqitje të dobëta, a u prekët në sedër – “Pa u justifikuar, por në çdo ndeshje nuk kemi qenë të plotë. Kur mungon kapiteni Shehi, duket sikur na mungon portieri, por na prishet mënyra e lojës. Gjithashtu ndihet mungesa e Lilajt. Është një bosht goxha i madh për ekipin”.

Related posts

NJË TALENT ABSOLUT TEK BARCELONA/ Ëndrra e Pedri-t është një… numër special

Delo.autor

FUNDI I NJË EPOKE/ Low largohet nga Gjermania, edhe Lineker “varros” shprehjen epike

Delo.autor

Video tronditëse “SHOKON” Moskën: Sulmi i aksidentit ishte i qëllimshëm…(VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment