Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Mesfushori Eriksen mund të transferohet në janar tek klubi i madh…

Kristian Eriksen dhe Interi duket se nuk janë bërë për njëri-tjetrin dhe këtë e konfirmojnë paraqitjet e vakëta dhe larg pritshmërive të danezit, pas transferimit të bujshëm, janarin e këtij viti.

Trajneri Antonio Konte duket se nuk po i gjen pozicionin e duhur 28-vjeçarit, me këtë të fundit që po bëhet gjithmonë e më shumë nervoz nga trajtimi i “gjeneralit”. Por nga Italia, konkretisht “tuttomercato”, nënvizon se “shpëtimi” për ish-yllin e Totenhemit mund të vijë nga Spanja.

Skuadra katalanase, e cila gjithashtu ka mbetur me pak lojtarë në mesfushë, do të provojë në merkaton e janarit që të bëjë të vetin Kristian Eriksenin, duke propozuar një huazim me të drejtë blerjeje. Gjithsesi, ideja është që Interi kërkon një shitje definitive, jo huazimin.

Related posts

E BUJSHME/ Pamje KAOSI në ambientet e Boca Juniors, shikoni GJENDJEN e lojtarëve (VIDEO)

Isa.Autor

TRAGJIKE/ Kampioni i botës në snowboard gjendet i vdekur në det

Delo.autor

E BUJSHME/ Tronditet ZVICRA: Lojtari SHQIPTAR braktis Kombëtaren helvete

Isa.Autor

Leave a Comment