Futboll La Liga Sport

KRIZA PREJ COVID-19/ Barcelona “dembele” në merkaton e verës. Ja kush i prishi planet e drejtuesve

Fundi i merkatos për Barcelonën i la një shije të hidhur trajnerit Ronald Kuman. Drejtuesit nuk arritën t’ia bënin realitet dëshirat dhe objektivat që kishte për të forcuar skuadrën. Duket se gjërat në muajin e fundit po shkonin mirë edhe në këtë drejtim, por në ditën e fundit gjithçka dështoi.

Klubi nuk arriti ta bënte të lumtur trajnerin për nevojat e tij sportive dhe kjo erdhi si rrjedhojë e mungesës së të ardhurave sepse shitjet në ditën e fundit të merkatos nuk ishin të mjaftueshme dhe u arkëtuan vetëm 2 milionë euro. Rezultati përfundimtar ishte që nuk u transferua asnjë sulmues dhe asnjë qendërmbrojtës.

TRI PROBLEME – Barcelona ka pasur tri probleme në aspektin e transferimeve. I pari lidhet me krizën që ka shkaktuar Koronavirusi, i cili solli 97 milionë euro humbje. Me një skuadër kaq të prekur ekonomikisht, përgjegjësit ekonomikë të klubit duhet të që ulnin patjetër masën e rrogave.

Fillimisht sepse nuk kishin para për t’i paguar dhe në radhë të dytë për shkak të rregullave. Ky faktor ishte shumë i rëndësishëm për të mbyllur disa operacione në dalje si Luis Suarez, Ivan Rakitiç, Arturo Vidal, por edhe të tjera si largimet e Semedos, Rafinjës, Todibosë dhe Artur Melos. Pika e tretë është ruajtja e balancës mes largimeve dhe afrimeve. Në fund të fundit, këtu bilanci ishte pozitiv.

dembele

Barcelona ka arkëtuar 118 milionë euro nga shitjet apo huazimet e futbollistëve si Artur, Kukureja, Semedo, Rakitiç, Todibo dhe Kuenka. Katalanasit shpenzuan 81 milionë euro për Pjaniçin dhe Trinkaon. Kjo do të thotë se bilanci pozitiv ishte 37 milionë euro. Në këtë kapitull, drejtuesit kanë punuar mirë. Fituan para dhe nuk duhet të harrojmë që përpara pandemisë u mbyll edhe marrëveshja për Pedrin.

DËSHTIMI – Por dështimi për të transferuar sulmuesin Memfis Depaj është i madh. Drejtuesit dhe trajneri e kishin të qartë se Barcelonës i duhej një sulmues dhe një mbrojtës. Nuk erdhi asnjë prej tyre. I pari në listën e dëshirave ishte Lautaro Martinez, i cili ishte i pamundur. Opsioni Memfis Depaj ishte më i mundshëm dhe mori miratimin e trajnerit, por për ta transferuar holandezin duhet të largohej Dembele. Francezi mohoi kalimin te Junajtid dhe kjo gjë prishi planet e Barcelonës.

depay-eric

BLERJET – Me Erik Garsian problemi ishte çmimi i lartë që Siti vendosi për mbrojtësin. Anglezët donin 30 milionë euro dhe nuk e ulën çmimin as në orët e fundit të merkatos. Ky problem mund të ishte zgjidhur në rast se klubi do të kishte arkëtuar diçka nga largimet e Todibosë dhe Rafinjës, të cilët mund të sillnin 15 milionë euro. Todibo ishte pranë Fulhamit, por dështoi në momentet e fundit dhe ai u huazua te Benfika për 2 milionë euro.

Për Rafinjën nuk erdhi asnjë qindarkë, por vetëm disa në formë bonusesh. Barcelona e fali brazilianin te PSG-ja. Sikur kjo të mos mjaftonte, ia dha një skuadre si PSG-ja që historikisht e ka masakruar Barcelonën në merkato. Kapitulli i afrimeve u mbyll me Pjaniçin dhe Destin. I pari është një veteran dhe u përfshi në shkëmbimin me Artur Melon. Dest është mbrojtësi që trajneri kërkoi për të zëvendësuar Semedon, por “blerja” më e madhe e Barcelonës është afrimi i Kutinjos, i cili u rikthye nga huazimi pas një viti.

Related posts

JOSHËSE DHE BOMBASTIKE/ Wanda Nara i zë vendin, por Melissa Satta “djeg” Instagramin

Isa.Autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja West Brom-Arsenal. Rezultati 0-4

Delo.autor

SHPËTON NJË GOL TË BËRË/ Kumbulla lider absolut te Roma. Ja vlerësimi i mediave italiane

Delo.autor

Leave a Comment