Futboll Sport

E DHIMBSHME/ “Ra për atdheun”!, ish-futbollisti i ri vdes në frontin e luftës

Lufta e ashpër midis Armenisë dhe Azerbajxhanit i ka marrë jetën ish-futbollistit Liparit Dashtojan. Djaloshi 22-vjeçar ka rënë në frontin e luftës së Nagorno-Karabakut, ku prej disa javësh po zhvillohen luftime të ashpra mes forcave ushtarake azere dhe armene.

Lajmi për vdekjen e ish-mesfushorit me tipare sulmuese u dha nga klubi i tij Alashkert:

“Lajm i hidhur nga fronti i luftës!

Ish-futbollisti i ekipit të dytë të Alashkertit iu bashkua listës së heronjve që dhanë jetën për atdheun. Shpirti yt u prehtë në paqe!

Klubi i Alashkertit shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së Dashtojanit”, shkruhet në njoftimin e klubit armen.
5f7ae768203027700f7d7d8a
Konflikti i armatosur i ka marrë jetën një tjetër sportisti armen. Ish-peshëngritësi kampion  Tatul Harutiuian ka vdekur në frontin e Nagorno-Karabakut.

Federata Armene e Peshëngritjes pranoi lajmin e hidhur nëpërmjet një komunikate zyrtare.

“Me hidhërim të madh, ju njoftotojmë se gjatë luftimeve në Artsak ka vdekur kampioni kombëtar i Armenisë dhe miku jonë Tatul Harutinian”, thuhet në njoftimin e Federatës.

Related posts

DËMTIMI NË GJU DHE…/ Icardi merr përgjigjen e vizitave mjekësore

Delo.autor

Laçi e Kukësi presin vendimin e Komisionit të Disiplinës

Sadik.Autor

Zyrtare/ Mesut Ozil nënshkruan kontratë afatgjate me Arsenalin

Q.Autor

Leave a Comment