Futboll Seria A Sport

E FUNDIT/ E kërkonte Berlusconi por Pato zgjedh Serie A. Gati firma me klubin…

Sipas disa mediave spanjolle por edhe italiane, Alexandre Pato është pranë rikthimit në Serie A, por jo me fanelën e Milanit, klub ku shpërtheu dhe u bë i famshëm përpara se të niste kalvarin e dëmtimeve.

Genoa është një hap larg për të bërë një marrëveshje me sulmuesin brazilian, aktualisht pa ekip, madje mungon firma. Pato, i lindur në vitin 89, pasi kishte shpërthyer me Internacional të Porto Alegre u ble nga Milani ku ai qëndroi për pesë sezone para se të kthehej në Brazil, së pari te Corinthians pastaj te San Paolo.

Ai provoi fatin e tij në Evropë te Chelsea dhe Villareal, por në tre sezonet e fundit luajti në Kinë, me Tianjin Quanjian, dhe vitin e kaluar përsëri në San Paolo para se të zgjidhte kontratën e tij.

Genoa, e cila tani për tani është mbështetur te Destro dhe Pandev përveç bastit Shomurodov, pas largimit të Piatek nuk ka pasur më një sulm dyshifror dhe gjithashtu kishte vlerësuar figurën e Mario Balotelli në këtë seancë tregu.

Related posts

ZYRTARE/ Milan arrin marrëveshjen me “xhevahirin” Manja. Ja detajet kontratës…

Delo.autor

PLANI I MILANIT PËR MERKATON E DIMRIT/ “Kuqezinjtë” gati oferta për Ibrahimovic dhe…

Delo.autor

Reali i ofron 25 milionë për pesë sezone, por Roma “pengon” portierin…

Sadik.Autor

Leave a Comment