Futboll Shqipëri Sport

PO SHKËLQEN NË TURQI/ Lëvizje e bukur në zonë dhe topi ndalet në rrjetë, Kristal Abazaj gjen golin e parë (VIDEO)

Kristal Abazaj gjen golin e parë në Turqi. Sulmuesi shqiptar, i cili sezonin e fundit ishte në huazim te Kukësi, ka shënuar ditën e sotme për skuadrën e Istanbulspor, në ndeshjen ndaj Bandirmaspor.

Abazaj shënoi në minutën e 16’, teksa pas një pasimi të marrë, lëviz bukur në zonë dhe gjuan fort, me topin që ndalet në rrjet, duke i dhënë kështu avantazhin Istanbulsporit.

Abazaj po tregon një formë shumë të mirë në Ligën e Parë turke, teksa kjo është vetëm ndeshja e dytë e luajtur për Istanbulspor dhe ka arritur të shënojë, teksa një javë më parë dha një asist duke u aktivizuar nga stoli.

Related posts

Azpilicueta mes Anglisë dhe Spanjës, Bilbao ofron 20 milionë euro

Isa.Autor

FUTBOLLI ËSHTË NDALUR NGA KORONAVIRUSI/ Mourinho zbulon 11-shën më të mirë me lojtarët që i ka stërvitur

Delo.autor

RUSI 2018/ Flet shpëtimtari i Messi-t: Golin ia dedikoi atyre…

Sadik.Autor

Leave a Comment