MMA Sport

“E MPOSHTA BRENDA 3 RAUNDESH”/ Khabib bën premtimin para duelit me Gaethje

Khabib Nurmagomedov, kampioni i botës në peshën e lehtë, ka premtuar se do ta mposhtë Justin Gaethje brenda 3 raundesh. Dy sportistët do të duelojnë mes tyre në eventin UFC-254, që zhvillohet më 24 tetor në “Fight Island” në Abu Dhabi.

32-vjeçari rus do të mbrojë titullin kampion, duke synuar të qëndrojë i pamposhtur në karrierën e tij. “Nuk mendoj se ka për të qenë një përballje si një lojë shahu që do të zgjasë gjatë. Niveli im është shumë herë më i lartë se ai i Gaethje. Ai është vetëm një djalë i fortë”, tha Khabib.

“Atij i pëlqen të duelojë, atij i pëlqen gjaku. Është një luftëtar i vërtetë, por në kafaz nuk ka vetëm grushte. Nëse flasim për nivelin mes nesh, unë jam shumë herë më i fortë se Gaethje. Planifikoj që brenda raundit të tretë, maksimumi në të katërtin, ta mbyll si sfidë”, u shpreh Khabib Nurmagomedov.

Related posts

FAZA PËRGATITORE E DIMRIT/ Teuta shpalos programin 2020, ja axhenda e ekipit

Delo.autor

Nëse nuk firmosin me Neymar ose Mbappe, Perez ka një plan B për të zëvendësuar Ronaldon

Isa.Autor

“NDERI DHE PARIMI THEMELOR I SHQIPTARËVE…”/ ‘Gazzetta dello Sport’ artikull për ‘besën’ e Jasharit ndaj Milanit

F.autor

Leave a Comment