Futboll Seria A Sport

COVID-19 BËN KËRDINË NË DERBI/ Milanit i del një tjetër lojtar pozitiv dhe nxjerr zbuluar…

Emocionet e derbit të javës së ardhshme të Milanos duket se po i zënë vendin frikës. Pas konfirmimit të portierit të Interit Andrei Radu me COVID-19, edhe në kampin e rivalëve të Milanit janë pranuar infektimet e dy futbollistëve kuqezi.
milan-gabbia-matteo
Bëhet fjalë për mbrojtësin Mateo Gabia dhe portierin e Milanit U21 Alesandro Plicari. Mungesa e Gabias i krijon akoma më shumë probleme skuadrës dhe trajnerit Pioli, të cilit i kanë mbetur për prapavijën vetëm alternativat e para duke reduktuar ata rezervë.

Futbollistët Romanjoli, Duarte, Konti, Musakio nuk janë akoma në gadishmëri për të luajtur për shkak dëmtimesh dhe infektimi me koronavirus.

Related posts

CARDIFF-CHELSEA/ “Vendasit” kalojnë në epërsi, shënon Camarasa

Delo.autor

Ndodh në Brazil. Të gjithë shtrihen në fushë, por tifozët nuk e kuptojnë çfarë po… (VIDEO)

Sadik.Autor

DEKLARATA E BUJSHME/ Neuer: Tani e dimë si mposhtet Liverpooli

Delo.autor

Leave a Comment