Futboll La Liga Sport

EPISODI I RËNDË/ Ylli Griezmann del në mbrojtje të shokut të skuadrës

Episod i rëndë racizmi kundër talentit të Barcelona-s, Ansu Fati.

Por këtë herë sulmi ka ardhur nga shtypi spanjoll dhe më saktësisht nga një artikull i publikuar nga ABC. Një episod ky që është ndëshkuar nga Antoine Griezmann, që ka dashur të mbrojë publikisht shokun e skuadrës me një mesazh të publikuar në rrjetet sociale.

Faji është i fjalëve të zgjedhura për të shkruar artikullin ku flitej për aftësitë atletike të Ansu Fati pas paraqitjes së mirë në Champions League të martën në mbrëmje.

“Ansu duket një shitës ambulant zezak kur vrapon”.

Fjalë që janë konsideruar fyese nga ana e Griezmann që ka dënuar artikullin e ABC, duke shkruar:

“Ansu është një djalosh i jashtëzakonshëm që meriton respekt si çdo qenie njerëzore. Jo racizmit dhe jo mungesës së edukatës”, ka qenë mesazhi i francezit.

Related posts

KËRKOHEJ ME NGULM NGA KUKËSI/ Por Leonit Abazi firmos me klubin kosovar…

Delo.autor

NDESHJET NË SUPERIORE/ Skënderbeu kërkon kthesën ndaj Luftëtarit, Teuta përpara pengesës Kastrioti

Isa.Autor

Borussia Dortmund ka gjetur zëvendësuesin e Batshuayi te Milan

Sadik.Autor

Leave a Comment