Futboll Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Dikur shpallej kampion bote, trajneri i njohur firmos në kategorinë e dytë në Brazil

Ish-trajneri i famshëm i Brazilit Luiz Felipe Skolari do të drejtojë ekipin brazilian Kruzeiro. 71-vjeçari ka firmosur deri në vitin 2022 me “Dhelprat”, të cilët konkurojnë në kategorinë e dytë të futbollit brazilian.

Skolari arriti sukses në Brazil gjatë viteve ’90-të duke fituar Kupën Libertadores me Gremion dhe Palmeirasin. Kulmin e karrierës e arriti në vitin 2002 duke u shpallur kampion bote me kombëtaren e Brazilit. Ai shënoi arritje dhe me Portugalinë. Pas disfatës turpëruese 1-7 nga Gjermania në Botërorin e 2014, Skolari dha dorëheqjen nga stoli i Brazilit.

Related posts

INTER NË KRIZË EKONOMIKE/ Presidenti Zhang do të shesë aksionet tek një shoqëri… kineze

Delo.autor

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Finlandë-Belgjikë. Rezultati 0-2

Delo.autor

“KLUBI KA NJË PROJEKT PËR TË ARDHMEN”/ Mbrojtësi Sofranak karikon blutë: Dinamo luan për trofe

Delo.autor

Leave a Comment