Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Arsenal fiton me përmbysje, David Luiz rishkruan historinë

Arsenal e ka nisur me një fitore aventurën në Europa League.

Topçinjtë kanë fituar 2-1 në fushën e Rapid Vienna-s dhe kanë marrë tri pikët e para në Grupin B.

Gjithçka ka ndodhur në pjesën e dytë, me austriakët që kanë kaluar në avantazh në minutën e 51-të pas një gafe të portierit Leno.

Që nga fillimi i sezonit 2018-19, vetëm Jordan Pickford (11) dhe David de Gea (9) kanë bërë më shumë gabime që kanë çuar te një gol i pësuar në ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet mes portierëve të Premier League.

Pavarësisht kësaj gafe, Arsenal ka arritur të fitojë sfidën falë golave të David Luiz dhe Aubameyang.

Braziliani ka barazuar sfidën në minutën e 70-të dhe është bërë lojtari më i vjetër (33 vjeç e 183 ditë) që shënon për Arsenal-in në një kompeticion të rëndësishëm europian që nga Sol Campbell kundër Porto-s në Champions League në shkurtin e 2010-ës (35 vjeç e 152 ditë).

Arsenal kryeson grupin B bashkë me Molde-n që ka mundur 2-1 Dundalk-un.

Related posts

JUVENTUS BËN GATI OFERTËN PËR DYBALAN/ Ja shuma faraonike që mund të përfitojë ylli argjentinas…

Delo.autor

Braziliani Ronaldo e shpreh qartë Cristiano është më vendimtar se Lionel Messi (VIDEO)

Q.Autor

BOTËRORI 2030 DHE 2034/ FIFA vendos për vendet organizatore

F.autor

Leave a Comment