Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Qeveria portugeze hap dyert për publikun, 27 mijë fansa për garën e Portimao

Qeveria portugeze ka deklaruar se do të lejojë 27,500 tifozë të ndjekin “live” garën e Çmimit të Madh të Portugalisë në Formula 1 që do të zhvillohet ditën e diel në pistën e Portimao. Cirkuiti i pozicionuar në Algarve mban deri në 90 mijë tifozë, por vetëm 1/4 e tyre do të jenë të pranishëm.

Kjo masë është marrë si pasojë e pandemisë Covid-19, ndaj numri i biletave që kanë dalë nga dita e sotme në shitje ka qenë i limituar. “Edhe Portugalia ka marrë masat e saj anti-Covid. Në bazë të protokollit shëndetësor, do të lejojmë një pjesëmarrje të pjesshme të publikut në garë”, thuhet në deklaratë.

Related posts

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Shikoni tatuazhin e bërë nga Lebron James (FOTO)

Delo.autor

FINALJA E MADHE E WBO/ Ja si e godet me shpullë kundërshtari boksierin shqiptar (VIDEO)

Delo.autor

U HODH NGA KATI I GJASHTË PAK KOHË MË PARË/ Aldo Teqja surprizon lojtarët e Partizanit në stërvitje

Delo.autor

Leave a Comment