Boks Sport

Haye kërcënon Bellew: Trajneri yt do të hedhë peshqirin për të ndalur sfidën

Pak ditë para duelit të 5 majit që Tony Bellew dhe David Haye do të zhvillojnë “O2 Arena” të Londrës, dy boksierët kanë zhvilluar sot një konferencë shtypi për të promovuar këtë sfidë të vlefshme për peshat e rënda. Haye ka paralajmëruar rivalin e tij se këtë herë do ta mposhtë dhe do të hakmerret për humbjen e një vit më parë. Jo vetëm kaq, por Haye ka thënë se do të jetë stafi i Bellew ai që do të ndalë duelin dhe jo gjyqtari, pasi trajneri do të hedhë peshqirin kur të shohë situatën në ring.

Shpejtësi, saktësi, kujdes dhe formë e shkëlqyer fizike. Me këto cilësi do ta mund Bellew më 5 maj. Ndoshta jam kujtuar vonë, por jam ende në kohë për të treguar se jam sërish kampion. Do të realizoj në ring diçka që nuk e kam bërë kurrë më parë. Gjithnjë synoj në duel që t’i mbyll ato më shpejt, këtë gjë do të bëj edhe këtë herë. Do ta mund Bellew me “KO” dhe trajneri i tij do të hedhë peshqirin për ta ndalur sfidën, pasi Dave Coldwell (trajneri i Bellew) është një njeri me zemër të butë. Tony nuk ka për ta dëgjuar gongun final”, tha Haye.

Related posts

BARAZIM ME GOLA/ Ndeshje dramatike, Skërnderbeu ndan pikët me Partizanin

Delo.autor

“MESSI REFUZON RINOVIMIN”/ “Bomba” e mediave spanjolle: “Pleshti” do largohet nga Barça në 2021-in!

Delo.autor

Ish-futbollisti çek gjendet i VDEKUR në banesën e tij, dyshohet për vetëvrasje

Sadik.Autor

Leave a Comment