Futboll Kategoria Superiore Sport

FORMACIONI PA SULMUESIN KALE/ Ja çfarë ndryshon në skemë trajneri Egbo…

Me Elton Kalenë që duhet të operohet, Tiranës i hapet një vend në formacionin titullar. Pikërisht, krahu i djathtë mbetet i zbuluar. Ama Emanuel Egbo mendon se në këtë pozicion ka lojtarët e duhur. Kështu, në vend të Kalesë janë dy alternativa natyrale. Erjon Hoxhallari mund të luajë mbrojtës, ndërsa Ismajlgeci si mesfushor krahu.

Opsioni i dytë është Grent Halili, i cili sezonin e shkuar ka luajtur në atë pozicion. Ekziston edhe një opsion i tretë ku Tirana mund të çojë Sasrakun në qendër të sulmit, të spostojë Torasën majtas, ndërsa Muçi të luajë si sulmues i dytë. Një skemë goxha normale, duke pasur parasysh gjendjen e ekipit. Nga ana tjetër, Hoxhallari mund të luajë edhe si qendërmbrojtës, sepse me shumë mundësi do ta ketë të vështirë të luajë majtas.

Tirana

Related posts

PREMIER/ Arroganca e Van Dijk tërbon Alisson dhe i fal golin Leeds, Salah i shpëton nderin (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Levante-Real Madrid. Rezultati 0-2

Delo.autor

Arriti fitoren e parë në kampionat, DURO tregon suksesin: Gjeta gati lojtarët

Isa.Autor

Leave a Comment