Futboll Kategoria Superiore Sport

GJESTE ANTI-SPORTIVE/ Disiplina s’fal as për miqësore, Tirana humb dy titullarë

Komisioni i Disiplinës ka zbuluar vendimet e fundit për ekipet e Superiores bazuar në miqësoret e luajtura. Dy titullarët e Tiranës, Idriz Batha dhe Agustin Torasa, janë dënuar me 4 ndeshje pezullim për gjeste anti-sportive.

Fat të njëjtë ka patur dhe lojtari i Bylisit, Abiodun Lawal, që ka goditur me shkelm kundërshtarin. Torassa dhe Batha kanë patur sjellje të keqe me gjyqtarin e sfidës.

Vendimet e plota: 

1. Lojtari i KF Bylis, Qudus Abiodun Lawal, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
2. Lojtari i KF Tirana, Agustin Gonzalo Torassa, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
3. Lojtari i KF Tirana, Idriz Batha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Related posts

FORMACIONET ZYRTARE/ Egbo dhe Martini zgjedhin titullarët, mësoni rreshtimet në Tirana-Teuta

Delo.autor

ZGJEDH MË TË MIRIN MES CR7 DHE MESSIT/ Lewandowski: Fjalët e tij më prekën shumë…

Delo.autor

LIVE/ River-Boka: Kundërsulm “vrasës”, Boka e mbyll në avantazh të parën ndaj Riverit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment