Futboll Seria A Sport

GJIMSHITI TITULLAR KUNDËR MIDTJYLLAND NË CHAMPIONS/ Trajneri Gasperini: Të harrojmë Napolin

Për të harruar sa më shpejt humbjen e shëmtuar kundër Napolit dhe menduar për të ardhmen, një e ardhme që quhet Champions. Xhan Piero Gasperini është i motivuar për debutimin sezonal të Atalantës së tij në Europë kundër danezëve të Midtjyllandit dhe paralajmëron:

“Do të përballemi me një skuadër me entuziazëm të madh, por ne duhet të shfaqim të njëjtën dëshirë si gjithnjë. Janë ndeshje shumë të rëndësishme. Ndeshjen kundër Napolit nuk arritëm ta përgatisnim mirë dhe shkoi ashtu siç shkoi. Ndonjë lojtar ishte kuptueshëm në vështirësi.

Napoli u tregua shumë i zoti. Kundër tyre edhe mund të humbasësh, por ne pësuam shumë gola. Ishte e shëmtuar dhe kjo bëri që rezultati të dukej edhe më i rëndë sesa ishte me të vërtetë loja e skuadrës sonë, por tani luhet çdo tri ditë dhe nuk ka kohë për të menduar të shkuarën”.

Related posts

ARBITRI E FALI/ XHAKA i papërmbajtshëm: As që më PLAS fare se çfarë thojnë ata…(VIDEO)

Isa.Autor

PËSOI ATAK KARDIAK/ Solidarizimi për Eriksen, Anglia marrin vendimin e papritur. Anulohet…

Delo.autor

Botërori “Rusi 2018”, ISIS kërcënon Ronaldon dhe Messin me prerje koke

Sadik.Autor

Leave a Comment