Futboll Ligue 1 Sport

GODITJE ME GRUSHT DHE AKUZA PËR RACIZËM/ Neymar dhe futbollisti i Marseille mësojnë verdiktin final për përplasjen në fushë

Nejmar dhe futbollisti i Marsejës Alvaro Gonzalez nuk penalizohen nga Liga Profesioniste e Futbollit (LFP) për përplasjet verbale dhe fizike në fushë gjatë “klasikes” së Francës e luajtur në 13 shtator, ku plot 5 lojtarë u larguan me karton të kuq.

Liga arriti në konkluzionin se nuk ka prova për akuzat e yllit brazilian dhe mbrojtësit spanjoll se kanë provokuar njëri-tjetrin. Në këtë mënyrë, pretendimet e ish-futbollistit të Barcelonës se u ofendua me fjalë raciste nga Gonzalez nuk kanë gjetur vend në hetimet e Ligës Franceze.

Edhe pse e goditi spanjollin me grusht në kokë, Nejmar është falur së bashku me Gonzalezin. Për rrjedhojë, të dy mund të aktivizohen normalisht me skuadrën.

Related posts

KATEGORIA E PARË/ 13 gola në 7 sfida, Bylisi mposht Erzenin dhe shkon +8. Ja të gjitha rezultatet…

Delo.autor

ZIDANE “ZHVIRGJËROHET” NGA PEP GUARDIOLA/ Eliminimi i parë në Champions si trajner

Delo.autor

SAVIC dhe RABIOT tek MILANI/ Leonardo i vë vulën…TIFOZËT NË FESTË

Isa.Autor

Leave a Comment