Bundesliga Futboll Sport

“AI DO TË JETË NJË TRAJNER INTERESANT PËR BAYERN”/ Rummenigge gjen “pasardhësin” e Flick: Ruaj akoma raporte të mira me të

Ksabi Alonso i ka të gjitha cilësitë për t’u bërë një trajner i mirë në të ardhmen, ku edhe mund të mendohet si teknik te Bajerni i Mynihut. Kështu mendon Karl-Heinz Rummenigge, “CEO” i kampionëve të Gjermanisë. Spanjolli luajti tri sezone në “Allianz Arena” me bavarezët përpara se të largohej përfundimisht nga futbolli i luajtur.

“Ai do të jetë një trajner interesant për klubin tonë në të ardhmen. Mund ta imagjinojë mirë ditën kur kjo mund të ndodhë”, tha Rumenige për “Bild”.

“Jam ende shok me Ksabin, ai është një njeri fantastik jashtë fushe. Ka dhënë shumë për ne dhe ka qenë gjithmonë ai beniamini i tifozërisë. Ku i dihet, ata mund të kenë fatin ta takojnë sërish atë”, tha Rumenige.

Related posts

Di Maria s’e harron “gozhdën” në “Bernabéu”: Isha i nxehur dhe shumë i zhgënjyer…

Sadik.Autor

LIVE/ Copa del Rey: Mbyllet ndeshja Vallecano-Barcelona. Rezultati 1-2

Delo.autor

E BUJSHME NË SPANJË/ Autogoli i vitit vjen nga La Liga, por shijoni edhe një super gol (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment