Futboll Kategoria Superiore Sport

DY LOJTARË TË VLLAZNISË E KALOJNË KORONAVIRUSIN/ Sulmuesi thyen karantinën dhe shkon në stadium

Vllaznia po fiton dita-ditës “betejën” me Koronavirusin. Mesfushorët Florind Bardulla dhe Uheid Hoxha kanë dalë negativë në testin e dytë dhe i janë rikthyer stërvitjes.

Aktualisht janë vetëm 5 lojtarë të karantinuar, konkretisht: Aleksandar Isaevski, Mevlan Adili, Kristofer Mandiangu, Viktor da Silva e Ismael Dunga, por ky i fundit e ka thyer karantinimin.

Sulmuesi, edhe pse nuk është shëruar, po stërvitet normalisht. Deri në këtë pikë, nuk ka asgjë të keqe. Çështja qëndron se ka dalë nga shtëpia, edhe pse është pozitiv nga “COVID-19”.

Ka qenë vetë lojtari që ka postuar një foto në “Instagram” nga stadiumi “Loro Boriçi”, teksa përgatitej i diferencuar.

Related posts

ËSHTË KTHYER NË PROTAGONIST TEK MALLORCA/ Trajneri elozhe Muriqit: Kemi një lojtar dominant dhe…

Delo.autor

ËSHTË NJË NDËR KANDIDATËT PËR STOLIN JUVENTUSIN/ Guardiola sqaron: Vitin e ardhshëm do të

Delo.autor

KOMBËTARJA ZBRET NË “SELMAN STËRMASI”/ “Kuqezinjtë” nisin përgatitjet për Kazakistanin dhe Lituaninë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment