Futboll Seria A Sport

“GOLAT I PËSOJMË SI EKIP, S’KA FAJE INDIVIDUALE”/ Mbrojtësi i Milan: Po bëjmë gjërat e duhura

Është nga lojtarët më të përdorur të Milanit në këtë fillim sezoni, por Simon Kjaer nuk duket se vuan lodhjen apo moshën. 31-vjeçari shprehet i kënaqur me veten dhe ekipin, teksa nga lartësia e përvojës së tij predikon përqendrim dhe punë për të qenë sa më lart në të ardhmen.

Në një deklaratë për mediat, danezi tha: “Jemi dukë bërë gjërat e duhura dhe duhet të vazhdojmë kështu. Golat i bëjmë si skuadër dhe pësojmë si skuadër, ndaj nuk ka faje individuale kur na shënojnë. Sigurisht, nevojitet vëmendje dhe do të punojmë për t’u përmirësuar. Të hënën na pret një tjetër provë e rëndësishme, ndaj duhet të fitojmë sa më shpejt energjitë e humbura në Ligën e Europës sepse kalendari është vërtet i ngjeshur”.

Related posts

LIVE/ Luftëtari-Tirana, Drithërima te porta e Luftëtarit. Aleksi pranë autogolit

Delo.autor

PASI FITOI ÇMIMIN SI “TRAJNERI MË I MIRË I VITIT” NGA FIFA/ Klopp: Ishte një sezon fantastik. Ishte një periudhë e vështirë për të gjithë, kemi…

Delo.autor

Zbulohet marrëveshja, Allegri në stolin e Chelsea pas Champions

Sadik.Autor

Leave a Comment