Futboll Premier League Sport

I FIKSUAR PAS RONALDOS/ Uzuni: Edhe mbathjet i kam të CR7, ja kur ndryshoi jeta ime

“Po, vëlla… Ëndërr vël la, ëndërr…”. Këto janë fjalët e para të beratasit Myrto Uzuni, mesfushorit të Kombëtares shqiptare që luan me Ferencvaroshin dhe tani do të përballet në grupet e Champions-it me Mesin dhe Ronaldon.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” ai thotë se e priste që një ditë të luante kundër yjeve të mëdhenj të futbollit, por shorti i djeshëm ishte befasues. “Jam shumë i lumtur që do të përballemi në grup me dy klube të jashtëzakonshme si Juventusi dhe Barcelona. Të gjithë e dinë që unë jam i fiksuar me Ronaldon, por Mesi ishte një surprizë e shkëlqyer për mua”, thotë Uzuni.
Uzuni, ku e patë shortin?

Në dhomën time. Kisha vënë orën që të zgjohesha pikërisht në atë orar, sepse në drekë flemë, ngaqë stërvitjen kryesisht e bëjmë paradite.

Edhe çfarë ndodhi më pas?

Ishte zgjimi më i bukur. Kisha dëshirë shumë të madhe që të luanim kundër Juventusit, por nuk prisja edhe Barcelonën në klub.

Pse kundër Juventusit?

Sepse aty luan Ronaldo, idhulli im. E dinë të gjithë që unë kam idhull Ronaldon…

Po fakti që do të luani edhe kundër Mesit?

Eh, ky ishte bonus. Nuk po u besoja syve… (qesh). Vërtet, jam shumë i emocionuar.

Thatë që jeni i fiksuar me Ronaldon, pse?

Sepse është një lojtar që më pëlqen jashtëzakonisht shumë. Stili i lojës, sakrificat që ka bërë për të arritur deri atje. Ka qenë gjithnjë frymëzim për mua. Madje, edhe mbathjet i vesh të markës së tij “CR7”… (qesh)

Kur menduat se e bëtë hapin e madh në karrierë?

Kur ika nga Apolonia te Laçi.

Vërtet?

Po, vërtet. Aty e kuptova që erdhi dita ime dhe e dija se gjithçka ishte në dorën time. Pra, nëse do

Related posts

INATI I CHAMPIONSIT/ KLOPP sulmon sërish RAMOS: Unë NUK DUA të FITOJ me…

Isa.Autor

GLADIATORI/ VIDAL prezantohet në 38 gradë: Do të jap JETËN në fushë (FOTO)

Isa.Autor

Piramidë financiare/ Futbolli i bashkive, 6 miliardë lekë nga xhepat e shqiptarëve

Sadik.Autor

Leave a Comment