Futboll Kategoria Superiore Sport

ZBULOHEN “BOMBAT” E KUKËSIT NË MERKATO/ Ja cilët janë lojtarët që pritet të prezantojë sot klubi

Zbulohen “bombat” e Kukësit në merkaton që mbyllet sot në orën 24:00. Pas një publikimi të klubit në faqen zyrtare në “Facebook”, ku paralajmëroheshin tifozët që të qëndronin të fokusuar për lajmet e fundit pasi do të kishte afrime të bujshme, “Panorama Sport” ka zbuluar ekskluzivisht se Kukësi ka arritur marrëveshjen me dy lojtarë shqiptarë të Maqedonisë.

Bëhet fjalë për dy njohje të vjetra që Kukësi i ka kërkuar edhe në merkatot e viteve të kaluara, por pa mundur t’i bindë. Fantazisti Agim Ibraimi dhe mesfushori shkatërrues Gjelbërim Taipi janë goditjet e mëdha të klubit në merkaton që mbyllet sot.

Taipi-Basel-750x430

Ibraimi është një sulmues që mund të bëjë disa pozicione, teksa në sezonin e fundit ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës.

Nga ana tjetër, Taipi vjen pas eksperiencave në Zvicër, ku së fundmi luajti me Shafhauzen. Të dy lojtarët janë të lirë nga klubet respektive dhe sot pritet të prezantohet zyrtarisht te Kukësi.

Related posts

Roma përmbysje dhe goleadë ndaj Beneventos, rikthehet në zonën Champions

Q.Autor

E ARDHMJA PËR DY LOJTARËT/ Milani dhe “Blutë e Londrës” po finalizojnë shkëmbimin Morata – Higuain

Delo.autor

“BAJRAMI TITULLAR NDAJ INTER?” Trajneri i Empolit ja bën surprizë: Do ta marrë lajmin prej jush

Delo.autor

Leave a Comment