Futboll Seria A Sport

I HABIT TË GJITHË/ Ja cila është gjuha e re që po mëson poligloti Ronaldo në karantinë

Koronavirusi nuk frenoi Zlatan Ibrahimoviçin, por me sa duket nuk do të ndalojë as Kristiano Ronaldon. Portugezi po merr doza të mëdha vitamine D, vazhdon të stërvitet dhe pret tamponin negativ për t’u rikthyer në fushë.

Por, me sa duket, sulmuesi i Juventusit ka vendosur që të shfrytëzojë kohën për t’u bërë edhe me poliglot, teksa në një video të fundit duket të lëshojë disa fraza në rusisht, por që ndoshta nuk kanë lidhje me faktin se skuadra e tij do të ndeshet nesër në mbrëmje me ukrainasit e Dinamos së Kievit.

Gjithsesi, nga Rusia nuk kanë vonuar që të vijnë edhe batutat e para lidhur me rusishten e CR7. “Është e habitshme se çfarë janë të aftë të bëjnë njerëzit për të pasur vaksinën tonë kundër Koronavirusit”, ishte një ndër komentet më pikante.

Related posts

Simone Inzaghi: Udinese është e rrezikshëme, por ne duhet të jemi të përulur dhe të uritur për sukses

Sadik.Autor

SHUMË MUNGESA NË KAMPIONAT/ Ekipet e mëdha të Serie A vuajnë pezullimet, Roma me tre të përjashtuar

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Gladbach-Manchester City. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment