Gossip

“JAM I PREFERUARI I TË DASHURËS TËNDE”/ Pas deklaratave të modeles, Maluma “thumbon” rëndë Neymar

Maluma ka rikthyer sërish në qendër të vëmendjes “armiqësinë” e tij me Nejmar, pasi futbollisti i mori të dashurën.

Vetëm pak ditë më parë, në një intervistë Natalia Barulich hodhi poshtë pretendimet se pas ndarjes nga Maluma nisi një lidhje me shokun e tij, Nejmar duke theksuar se mes tyre ka vetëm “miqësi të mirë”. Së fundmi, këngëtari thumboi ish-shokun e tij teksa publikoi një galeri fotosh në Instagram.

I preferuari i të dashurës tënde,” shkroi Maluma, krahas fotos.

Dhe menjëherë ndjekësit aluduan se me këto fjalë ai i drejtohej futbollistit.

“Edhe Nejmar kështu tha”- shkroi një prej tyre.

Ndërsa një tjetër komentoi: “Thuaja drejtpërdrejt Nejmarit.”

Në fillim të këtij muaji, modelja theu heshtjen duke folur për herë të parë rreth marrëdhënies së saj me futbollistin.

“Nuk e di pse mediat mendojnë se jemi bashkë,”- u shpreh ajo, pas akuzave se u lidh me Nejmar, i cili në atë kohë ishte shoku i ngushtë i Malumas.

Më shumë se një muaj pas polemikave, Natalia Barulich zgjodhi të flasë duke hedhur poshtë thashethemet  se është në një lidhje dashurie me sulmuesin e PSG.

Modelja kroate tha për “Ventaneando” se mes saj dhe futbollistit nuk ka asgjë më shumë sesa miqësi.

“Ai është një mik i mirë dhe nuk e di pse mediat mendojnë se jemi bashkë, vetëm sepse bëmë një session fotografik. Nejmar është një mik i shkëlqyer, gjithmonë ka qenë një djalë i shkëlqyer”- u shpreh Natalia.

Më pas, ajo foli edhe për marrëdhënien me ish të dashurin, Maluman, si edhe thashethemet se kënga e tij “Hawaii” i ishte kushtuar asaj.

“Nuk e besoj asgjë në lidhje me këtë. Nuk e di nëse ma kushtoi mua. E vërteta është se nuk më intereson, është pjesë e së kaluarës sime dhe dua ta lë atje, ishte një përvojë në jetën time për të cilën nuk pendohem. Por është koha ta kapërcejmë këtë, sepse jemi ndarë prej një viti,”– përfundoi Natalia.

Sipas modeles, ajo dhe Maluma janë ndarë në mënyrë miqësore nga njëri-tjetrit, ndërsa marrëdhënia me Neymar nuk shkon përtej një shoqërie të fortë.

/Panoramaplus.al

Related posts

CURLE E DAULLE NË DASMË/ Fantazisti gjerman i jep fund beqarisë (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

I JEP VETES DISA ORË RELAKS/ Allegri bashkë me partneren e tij bëjnë pazaret e Krishtlindjeve në… (FOTO)

Isa.Autor

JANË TË DY NGA I NJËJTI VEND/ Tifozja seksi fton Halandin te Mançester Junajtid (FOTO)

F.autor

Leave a Comment