Futboll La Liga Sport

“JAM SI GJIRAFË”/ “Gardiani” Courtois: Sergio Ramos e kam urryer, nuk mendoj kurrë për…

Tibo Kurtua është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Realit të Madridit në këtë sezon. Ka bërë pritje spektakolare duke mbajtur portën të paprekur në momente vendimtare. Në skuadër e quajnë “gjirafa” dhe ai tregon se Serxho Ramosin e kishte urryer në finalen e Lisbonës, kur mbronte fanellën e Atletikos.

“GJIRAFA” – “Është pyetje e bukur. Reguilon më quante gjithmonë “gjirafa”. Të gjithë të tjerët nisën të më thoshin kështu dhe prandaj vendosa që ta huazoja dhe ta përdor në rrjetet sociale”.

BASKETBOLLI – “Më pëlqen të luaj dhe ta shoh. Jam i apasionuar me NBA. Trepikëshat i kam të vështirë t’i bëj, por brenda zonës jam i mirë”.

DËMTIMI – “Jam mirë. Pas ndeshjes me Levanten ndjeva diçka në kofshë, por ishte shumë e vogël. Nëse do të kisha ndeshje shumë të rëndësishme me kombëtaren, mund të luaja dhe të rrezikoja, por ishte më mirë që të pushoja sepse kisha disa javë që luaja radhazi”.

PRITJET – “Kam bërë ndërhyrje të rëndësishme në momentet vendimtare të ndeshjes dhe për këtë kanë tërhequr shumë vëmendje. Mund të shënonim më shumë gola, por kemi gabuar në sulm dhe unë dua që të ndihmoj skuadrën me pritjet e mia, por nëse do të kishim shënuar 2 apo 3 gola, nuk do të flitej për mua. Unë bëj punën time dhe e rëndësishme është që fitojmë”.

KRITIKA – “Nuk e kam problem që të kontestoj të tjerët, sepse gjithmonë e kam ditur se çfarë mund të bëj në fushën e lojës. Kritikat janë destruktive, janë ato që bëhen kot, për debat. Unë jam përgjigjur gjithmonë në fushën e lojës. I dëgjoj kritikat konstruktive të njerëzve sepse e di kur bëj një ndeshje të mirë apo një ndeshje të keqe”.

DE GEA – “Portieri është një rol shumë i vështirë në fushën e lojës. Nuk ishte ndonjë gafë shumë e madhe ajo që bëri me Ukrainën, por më shumë zgjuarsi e lojtarit kundërshtar. Janë vendime që duhet t’i marrësh në gjysmë sekonde. Ndonjëherë dalin mirë, ndonjëherë tjetër gabim. Kundër Ukrainës bëri ndërhyrje shumë të mira”.

PËRMIRËSIM – “Më përpara kisha shumë problem në lojën me këmbë, por jam përmirësuar. Këtë vit kemi luajtur shumë nga mbrapa dhe kam marrë përsipër rrezikun, por kjo na ndihmon për të dalë përpara. Kërkoj që të përmirësoj edhe muskujt dhe të kem më shumë energji, por këto janë detaje”.

RAMOS – “Është një mbrojtës i madh dhe lojtar i jashtëzakonshëm. E kam adhuruar gjithmonë, përveç finales së Lisbonës”.

ZIDAN – “Më ka dhënë shumë besim. Gjithmonë më ka mbështetur dhe kjo është e rëndësishme. Në momentet më të vështira të vitit të kaluar ai më jepte qetësi. Futbolli është shumë psikologjik. Kam mësuar shumë nga Zizu, por edhe nga Simeone. Janë të dy trajnerë të shkëlqyer”.

MESI APO CR7 – “Për mua janë të dy të shkëlqyer dhe nuk mund të krahasohen. Janë të një tjetër bote. Mesi ka më shumë talent dhe driblime të befasishme, ndërsa Kristiano më i fortë fizikisht”.

TIFOZËT-  “Mungesa e tyre është mëkat i madh për ‘klasiken’. Në fund të fundit ajo luhet në fushë dhe jo në tribuna”.

Related posts

Pije, muzikë dhe futboll/ Tifozi koleksionon 32 markat alkoolike të çdo shteti pjesëmarrës në “Rusi 2018”

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Milan kryen goditjen e dytë pas Kjaer! Vjen me parametra zero… (EMRI)

Delo.autor

VAZHDOJNË POLEMIKAT PËR YLLIN BRAZILIAN/ Bartomeu pyetet për Neymar, ja reagimi i tij

Delo.autor

Leave a Comment