Futboll Premier League Sport

“JEMI SKUADËR E FORTË”/ Harry Kane: Mund të bëjmë diçka speciale

Një tjetër fitore për të shkuar dy pikë larg Everton-it.

Tottenham-i i Jose Mourinho-s, por mbi të gjitha i Son dhe Kane, nuk ndalet më. 1-0 kundër Burnley-t dhe Premier League që po bëhet gjithmonë dhe më interesante, aq sa për të besuar edhe te titulli.

Sulmuesi anglez nuk e ka thënë hapur, por nuk i vë limite vetes për këtë sezon. Bashkë me Son janë dyshja (e sulmit) më pjellore e kampionatit dhe atëherë pse të mos mendohet për arritje të mëdha:

“Jemi një skuadër e fortë. Luajmë bashkë prej kohësh dhe jemi bërë më të fortë me blerjet e reja. Po bëjmë eksperiencë dhe e dimë se çfarë skuadre jemi dhe çfarë lojtarësh kemi në ekip”, ka thënë Kane.

“Është herë për të folur tani për Premier League, por jam i bindur se mund të bëjmë diçka speciale në këtë sezon. Mund të përmirësohemi akoma dhe mund të fitojmë më shumë besim duke fituar ndeshjet”.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Real Madrid vendos për trajnerin e ri, Perez zgjedh një italian për stolin

Delo.autor

SHPRESË PËR RIKTHIM? Roberto: Po e presim me padurim MESSIN, PSG po e trajton keq

F.autor

FUTBOLLI GREK/ MAVRAJ përgatitet për debutimin, por e pret derbi “i ferrit”

Isa.Autor

Leave a Comment