Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI-BASEL/ Titullari i rëndësishëm nuk ia del, “demat” pa lojtar mëngjarash. Ja formacioni i mundshëm…

Skuadra e Partizanit ka kryer seancën e fundit stërvitore para sfidës kundër Bazelit. Kjo seancë startoi në orën 20:00 dhe u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arenës”.

Pas Emiljano Mustës që ishte një dëmtim i njohur, Ilir Daja do të duhet të bëjë llogaritë edhe pa Herald Markun.

Mesfushori, i adaptuar edhe në të majtë të mbrojtjes si dublant i elbasanasit, ka pësuar një dëmtim në stërvitje, i cili, edhe pse u mendua se fillimisht nuk do të ishte në gradën që do të mungonte, nuk ia ka dalë të jetë i gatshëm për të kuqtë ndaj Bazelit.

Në seancën e fundit stërvitore në “Elbasan Arena” shkodrani nuk ka qenë i pranishëm me pjesën tjetër të skuadrës.

Futbollistët e tjerë të ekipit duken të gatshëm dhe Daja pritet të hedhë në fushë lojtarët më të mirë që ka aktualisht në dispozicion.

Hoxha në portë, Gligorov me Damçevskin nga krahët, si edhe Belica me Shehin në qendër. Mesi i fushës pritet t’i besohet Kotes, Bardhit dhe Rrapajt, ndërsa në sulm Cara, Zhunior dhe Murataj.

Edhe pse shanset për kualifikim janë shumë të pakta, atmosfera në skuadër paraqitej e qetë dhe optimizmi në stërvitje nga lojtarët nuk mungonte, me lojtarët dhe stafin që bënin batuta me njëri-tjetrin.

Related posts

DEKLARATA “BOMBË”/ Ronaldinho PRENOTON rikthimin e NEYMARIT tek Barcelona

Isa.Autor

Nis pjesa e dytë, Shqipëria për të kthyer faqe

Sadik.Autor

Stramaccioni zbulon se çfarë detyroi Inter-in të shesë Coutinho-n

Q.Autor

Leave a Comment